Pispili me perime është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”.
Një gatim tradicional shqiptar që sjell në tryezë shijen autentike të kuzhinës së vendit. E përgatitur me miell misri dhe një përzierje të pasur perimesh si spinaqi, qepët e njoma, kungulli apo majdanozi, kjo pjatë është e thjeshtë, por plot shije dhe vlera ushqyese.
Pispilia ka një përbërje të butë dhe një aromë të këndshme që të kujton recetat e gjyshes, dhe shijohet si meze, pjatë kryesore apo edhe si shoqëruese në një vakt të bollshëm.
Ideale për të gjithë ata që preferojnë gatime të lehta, të shëndetshme dhe tradicionale.
Përbërësit:
3 vezë
3 lugë kos
djathë pice
500 g spinaq
1 tufë kopër
1 karrotë
1 kungull
2 qepë të njoma
Djathë i bardhë
Kripë, piper
1 bustinë fryrës për torta të kripura
200 g miell
100 g miell tërshëre
Fara susami
1 lugë gjalpë
Vaj ulliri