Vrau gruan në Vlorë, shihni momentin kur burri del i fashuar nga burgu - Bota Sot
Vrau gruan në Vlorë, shihni momentin kur burri del i fashuar nga burgu

Vlora

Vrau gruan në Vlorë, shihni momentin kur burri del i fashuar nga burgu

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:25
Teodor dhe Eva Lora

Në videot më poshtë mund të shihni Teodor Lerën, 53-vjeçarin që vrau gruan e tij Eva Lera në Vlorë dy ditë më parë teksa merret nga burgu dhe niset për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Teodor Lera e rrihte vazhdimisht gruan e tij. Ai ishte i papunë ndërsa Eva Lera punonte tek një dyqan në lagje. Eva Lera nuk ndahej nga burri vetëm për hir të tre fëmijëve të tyre.

Mësohet se Teodor Lera ka mbytur me duar bashkëshorten e tij, Eva, gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Teodor Lera ndodhej në gjendje të rëndë pasi humbi shumë gjak. Siç mund ta shihni edhe në video ai tani e ka marrë veten mjaftueshëm sa të paraqitet para organit të akuzës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...