Detaje horror nga vetëvrasja në Vorë/ Trupi qëndroi për 6 orë i varur, terrorizoi kalimtarët - Bota Sot
Detaje horror nga vetëvrasja në Vorë/ Trupi qëndroi për 6 orë i varur, terrorizoi kalimtarët

Vlora

Detaje horror nga vetëvrasja në Vorë/ Trupi qëndroi për 6 orë i varur, terrorizoi kalimtarët

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:49
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në një punishte druri në Vorë ku roja i biznesit të vogël, i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Viktima është identifikuar me inicialet si A. H., 56 vjeç, baba i tre fëmijëve, nga Vora.

Policia dha informacion për ngjarjen vetëm para pak minutash, por bëhet me dije se trupi i viktimës ka qendruar varur në litar përreth 6 orë duke terrorizuar këdo që e ka parë.

Askush nuk e prekte trupin derisa uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes dhe njoftuan ekspertët.

Rrethanat dhe shkaqet që çuan 56 vjeçarin drejt vendimit fatal, janë ende të panjohura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje).

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...