Shpëtim Gjika në gjyq për koncesionin e parkimeve

Vlora

Shpëtim Gjika në gjyq për koncesionin e parkimeve

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:16
Shpëtim Gjika

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar të pandehur në gjykatë sërish Shpëtim Gjikën, këtë herë për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut. Prokuroria dyshon se Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë të bashkisë kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës. Koncesioni parashikonte që për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private.

Dhënia me koncension një firme që kishte adresën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u miratua me unanimitet nga Këshilli Bashkiak por kjo gjë u kundërshtua asaj kohe nga qytetarët ndërsa sipas informacioneve kompania ka çuar cështjen në arbitrazh për prishje të njëanshme të kontratës nga ana e bashkisë së Vlorës.

Prokuroria dyshon se përfshirja në kontratë e detyrimit të Bashkisë së Vlorës për t’i paguar kompanisë së paku 20 milionë dollarë në rast të ndërprerjes së kontratës ka shkaktuar dëm ekonomik. Por, ish-kryebashkiaku i ka hedhur poshtë qëndrimet e akuzës, pasi, sipas tij, nuk ka vepër penale përsa kohë nuk ka dëm ekonomik. Kontrata koncesionare u firmos në mars të vitit 2015, pak muaj para zgjedhjeve lokale, ku Gjika nuk u rikandidua më nga Partia Socialiste në qytetin bregdetar të Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat