Gjendet një kufomë në breg të detit, policia nis hetimet

Vlora

Gjendet një kufomë në breg të detit, policia nis hetimet

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:50
Foto

Një trup i pajetë është gjetur në breg të detit në Zvërnec të Vlorës. Viktima u gjet nga peshkatarët, të cilët njoftuan policinë.

Kjo e fundit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet. Kufoma është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të sqarojnë shkaqet e vdekjes.  Burimet zyrtare raportojnë se trupi i pajetë i përket shtetasit I.I., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme me shëndetin mendor dhe ishte endacak. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat