Homazhe për parodistin e Vlorës, një kurrorë me lule edhe nga kryeministri Rama - Bota Sot
Homazhe për parodistin e Vlorës, një kurrorë me lule edhe nga kryeministri Rama

Vlora

Homazhe për parodistin e Vlorës, një kurrorë me lule edhe nga kryeministri Rama

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:28
Muhamet Liko

Është përcjellë për në banesën e fundit, trupi i pajetë i parodistit të Vlorës Muhamet Liko, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Homazhet për nder të mjeshtrit të madh janë zhvilluar në hollin  e teatrit "Petro Marko" të Vlorës. Në ceremoni e nderimit kanë qenë prezentë miq, dashamirës, qytetar të Vlorës, personalitete të jetës politike, kulturore, të qytetit por jo vetëm.

Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje për Metin u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Për të gjithë Muhamet Liko nuk është vetëm parodisti i Vlorës, është parodisti i të gjithëve. Personi që me humorin e tij u rritën breza me rradhë.

Liko është humbje e madhe për gjithë Shqipërinë. Paroditë e tij do të mbahen mend brez pas brezi si dhe humori që ai dhuroj nuk do të shuhet kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...