Një ditë para zgjedhjeve, Rama poston video duke bërë not në Vlorë - Bota Sot
Një ditë para zgjedhjeve, Rama poston video duke bërë not në Vlorë

Vlora

Një ditë para zgjedhjeve, Rama poston video duke bërë not në Vlorë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 12:49
Edi Rama

Teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e votimeve për vendoret e 30 qershorit dhe në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, po protestohet kundër zgjedhjeve njëpartiake, kryeministri Edi Rama, ka postuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, një video ku shfaqet i relaksuar duke bërë not tek “zona e Vilave” në Vlorë.

Zgjedhjet që pritet të zhvillohen ditën e nesërme, do të jenë të parat pa pjesëmarrjen e opozitës në pothuaj 30 vjetët demokraci, pas rënies së regjimit komunist.

Ndërkaq, presidenti i Republikës, Ilir Meta, pasi çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve, dekretoi dy ditë më parë 13 tetorin si datë kushtetuese, me qëllim për të siguruar zgjedhje pluripartiake, në një periudhë që përkon me marrjen e vendimit nga Këshilli Evropian në lidhje me hapjen ose jo të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat