'Votime' në plazh e pishina - Bota Sot
'Votime' në plazh e pishina

Vlora

'Votime' në plazh e pishina

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 17:30
Foto

Zhgënjimin nga politika, si një përgjigje edhe ndaj ftesës së opozitës për të mos qenë pjesëmarrës, shumë qytetarë e kanë shprehur duke shkuar në plazh të favorizuar edhe nga moti dhe fundjava.

Në Vlorë një pjesë e qytetarëve nuk iu drejtuan kutive të votimit, por plazhit.

Qytetare: "Nuk shkova për të votuar, nuk votoj. Nuk kemi parë ndonjë gjë të mirë nga Rama që të votoj."

Qytetare: "Më mirë të pushojmë sesa të votojmë."

Ata u shprehën se nuk janë ndier të përfaqësuar për të qenë pjesë e procesit të votimit.

Qytetar: "Nuk ndihem i përfaqësuar. Jam shumë i pakënaqur."

Ndërkohë në Tiranë, të shumtë ishin qytetarët që kishin vendosur të lënë mënjanë politikën ditën e diel për të shkuar familjarisht në pishina.

Procesi i votimit ka vijuar normalisht në gjithë vendin deri në përfundim të afatit zyrtar që përfundon në orën 19.00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...