Shqetësimi për anulimet e prenotimeve, Breshani: Vjen nga situata politike

Vlora

Shqetësimi për anulimet e prenotimeve, Breshani: Vjen nga situata politike

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:16
Arben Breshani

Situata politike ka ndikuar negativisht për turizmin në qytetin e Vlorës. Shqetësimi vjen nga dhoma e tregtisë, ku kreu i saj Arben Breshan thotë se janë anuluar rreth 20% të prenotimeve në hoteleve. 

20 % e turistëve të huaj kanë anuluar prenotimet në qytetin e Vlorës. Kreu i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e gjendjes politike të acaruar të muajve të fundit.

Breshani: Problemet politike që ka kaluar vendi ka dhënë një ndikim sidomos tek agjencitë, sepse shumë nga agjencitë kanë tërhequr turistët e tyre. Disa nga partnerët tanë që janë sot në Greqi thonë mund ta shtyjmë për nga tetor-nëntori takimet që kemi tani në korrik, pasi gjendja në Shqipëri nuk është e mirë.

Sipas Breshanit, anulimi i prenotimeve nuk ka efekt negativ vetëm për këtë vit por edhe për vitet e ardhshme

Breshani: Ajo që  ne e mendojmë ka të bëjë me vitin tjetër. Sivjet të gjitha agjencitë shikojnë situatën politike.

Breshani thotë se investimet e bëra e kanë vendosur Vlorën në krye të turizmit, por për të vijuar e tillë duhet një situatë politike e qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat