Gjeli i detit tregtohet në trotuar, mungon tregu në Lushnje dhe Vlorë - Bota Sot
Gjeli i detit tregtohet në trotuar, mungon tregu në Lushnje dhe Vlorë

Vlora

Gjeli i detit tregtohet në trotuar, mungon tregu në Lushnje dhe Vlorë

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Gjeli i detit, simboli i tryezës së Vitit të Ri, në Lushnje tregtohet në trotuar.

Në mungesë të tregut, fermerët janë detyruar të shesin anës rrugës mes të ftohtit dhe kushteve aspak të përshtatshme.

"Bashkia gjithë ato taksa ku i çon? Bëj një treg që të shesim rehat. Por rrimë këtu në të ftohtë."

Kilogrami i pulës shitet me 900 lekë, ndërsa i gjelit me 700 lekë.

Por sërish fermerët thonë se nuk justifikojnë mundin e një viti.

"Kemi një vit që i ushqejmë me ullinj e bereqet, asnjë leverdi. Gjelat dyll të verdhë dhe asnjë lloj leverdie."

"Për një copë bukë."

Edhe në Vlorë Bashkia nuk ka ndërtuar një treg të posaçëm për shitjen e gjelave të detit, por funksionarët e saj kujdesen të mbledhin taksën prej 50 lekësh për çdo shpend të shitur.

"Ja fatura, nuk të lë ai."

Ngritja e një tregu nuk është vetëm kërkesë e fermerëve, por edhe e konsumatorëve të cilët duan më shumë siguri.

"Frikën e kemi shumë, por nuk kemi nga ja mbajmë. Kur shitet në rrugë nuk ka kontroll, po të jetë në një vend tjetër edhe mundet ta kontrollojnë."

Një tjetër problem me të cilën ndeshen tregtarët është importi i gjelave dhe pulave të detit nga jashtë vendit, të cilët nuk janë rritur në kushte natyrore, por konsumatorët e kanë të vështirë ta bëjnë ndryshimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat