Sherr me grushte dhe të shtëna me armë në Radhimë, një i plagosur

Vlora

Sherr me grushte dhe të shtëna me armë në Radhimë, një i plagosur

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Radhimës në Vlorë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy personat janë zënë fillimisht me grushte dhe më pas një prej tyre e ka goditur tjetrin me qyten e pistoletës si dhe ka qëlluar me 2 herë në ajër. 

Në vendgjarje janë gjendur 2 gëzhoja pistolete.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat