Rihapen lokalet në Vlorë, atmosferë verore në “Lungomare”

Vlora

Rihapen lokalet në Vlorë, atmosferë verore në “Lungomare”

Më: 19 maj 2020 Në ora: 13:46
Foto

Mbrëmja e 18 majit ka rikthyer në Vlorë atmosferën e munguar të mbrëmjeve verore. Hapja e lokaleve dhe muzika që vinte nga to i ka shtuar gjallërinë Lungomares.

Atmosfera është vlerësuar si mjaft pozitive si nga ana vizuale ashtu edhe ajo psikologjike. Por qytetarët, në ditën e parë të hapjes së lokaleve, kanë preferuara t’i shijojnë më shumë duke i parë sesa duke i frekuentuar.

Ndërkohë që për qytetarët situata vlerësohet si pozitive, nuk mendojnë të njëjtën gjë, pronarët e lokaleve, të cilët nga njëra anë vlerësojnë faktin që më në fund u rihapën, por nga ana tjetër apelojnë për një rishikim të paketave fiskale në ndihmë të tyre.

Duke shpresuar se gjërat do të shkojnë drejt normalizimit të plotë, pronarët e lokaleve nuk harrojnë të ftojnë vizitorë në qytetin e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat