Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 29-vjeçari

Vlora

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 29-vjeçari

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 00:38
Almar Xhaferllari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (15 gusht), në në afërsi të gjimnazit ”Ali Demi” në Vlorë.

Një 29-vjeçar i identifikuar si Almar Xhaferllari ka mbetur i plagosur.

”Në orën 21:40, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pranë një shkolle si pasojë e një konflikti të çastit, një shtetas i cili është identifikuar nga Policia gjatë konfliktit ka dëmtuar fizikisht me sende të forta shtetasin A. Xh., 29 vjeç i cili ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.

Burimet nga spitali konfirmojnë se 29-vjeçari është plagosur me armë zjarri. Është goditur fillimisht me pjesë të pistoletës dhe më pas me plumb, teksa  një person tjetër që mendohet të jetë përfshirë në ngjarje dyshohet të ketë tentuar ta godasi edhe me thikë por i ka rënë në tokë.

Ndërkohë, në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja të gjetura në vendgjarje, dhe një mjet prerës i llojit thikë.

Personi tashmë i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat