Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Kujdes nga kushtet e motit

Vlora

Bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Kujdes nga kushtet e motit

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 17:23
Bashkia e Vlorës

Bashkia e Vlorës nëpërmjet një postimi në ‘ Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës që të kenë kujdes për shkak të kushteve të motit në Vlorë.

Në postim gjithashtu Bashkia Vlorë iu bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina kur nuk është e domosdoshme.

Postimi:

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat