Covid-19/ Mbyllet edhe Gjykata e Apelit në Vlorë

Vlora

Covid-19/ Mbyllet edhe Gjykata e Apelit në Vlorë

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 12:59
Gjykata e Apelit në Vlorë

Edhe Gjykata e apelit në Vlorë, është mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, duke shënuar kështu  mbylljen në  të dy shkallët në qytetin e Vlorës. Shkak është bërë infektimi i një gjyqtari  çka ka pezulluar aktivitetin  në këtë  gjykatë .

Vendimi për mbylljen e gjykatës është marrë nga Këshilli i Gjykatës. Sipas burimeve mësohet se vetëm një person rezultoi i infektuar  ndërsa menjëherë është kryer dezinfektimi i ambienteve të Gjykatës  dhe i gjithë stafi ka hyrë në karantinë.

Siç mësohet  në total  6 është numri i gjyqtarëve  në këtë gjykatë, për të cilët Këshilli i saj ka vendosur që të kthehen në punë në datën  20 Nëntor .

Më herët ka qenë gjykata e rrethit gjyqësor  ajo që ka mbyllur e para dyert deri në 11 nëntor, pas infektimit të  6 gjyqtarëve të saj , ndërsa i janë nënshtruar kryerjes se tamponit edhe sekretaret si dhe të tjerë punonjës të saj. Në të dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë  do të punohet vetëm me çështje të emergjencës si dhe do të zhvillohen seancat e vlerësimit të masave të sigurisë gjyqësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat