Ekzekutimi në Vlorë/ Bezhani i dënuar më parë dhe në Belgjikë, autorët e pritën pasi la të fejuarën në shtëpi

Vlora

Ekzekutimi në Vlorë/ Bezhani i dënuar më parë dhe në Belgjikë, autorët e pritën pasi la të fejuarën në shtëpi

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:18
Benjamin Bezhanaj

Detaje të reja vijnë nga vrasja e Benjamin Bezhanajt në Vlorë mbrëmjen e djeshme. 27-vjeçari ka qenë në një burg në Belgjikë dhe sipas policisë, dyshohet se autorët e kanë ekzekutuar Bezhanajn 1 orë e gjysmë përpara se të gjendej nga efektivët.

Mendohet se atentati është kryer rreth orës 19:30 minuta. I riu dyshohet se është ndekur nga autorët, pasi ata kanë pritur sapo ai ka çuar të fejuarën në shtëpi dhe në kthim i kanë zënë pritë.

Policia këtë mëngjes ndodhet sërish në vendngjarje duke rritur perimetrin e sigurisë me qëllim gjetjen e ndonjë gjurmë të mundshme që mund të vijë apo zbardh detaje rreth autorëve apo autorit.

Në lidhje me ekzekutimin e të riut Beniamin Bezhanit në Vlorë janë shoqëruar 10 dëshmitarë dhe banorë të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat