Urdhër-arreste për 40 persona, kapen 28, 2 në kërkim, 10 të tjerë lihen ‘në shtëpi’

Vlora

Urdhër-arreste për 40 persona, kapen 28, 2 në kërkim, 10 të tjerë lihen ‘në shtëpi’

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Dalin detaje të reja nga operacioni anti-drogë në Vlorë. Prokuroria e Vlorës ka lëshuar në total 40 urdhër-arreste për operacionin anti-drogë që është zhvilluar sot në qytetin bregdetar. Bëhet me dije se operacioni ka nisur në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani në pranga kanë rënë 28 persona, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

Operacioni është përqëndruar kryesisht në zonën e “Lumit të Vlorës” dhe në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë mbajtur prej kohësh në mbikqyrje nga Policia dhe sot është vendosur që operacioni të kryhet.

Pritet që kjo e fundit në orët në vazhdim të japë njoftim zyrtar për rastin dhe të arrestuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat