Nuk ka qetësi ditën e fundit të vitit/ Vlorë, merr armën e babait dhe qëllon kunatin

Vlora

Nuk ka qetësi ditën e fundit të vitit/ Vlorë, merr armën e babait dhe qëllon kunatin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:44
Vend ngjarja

Pas ngjarjes shokuese në Tiranë ku dy motra u vranë nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë.

Në lagjen Partizani janë regjistruar të shtëna me armë zjarri ku mësohet se, kunati ka qëlluar ndaj burrit të motrës së tij.

Konflikti ka ndodhur afër ambienteve të banesës së tyre.

Sipas policisë autori ka shtënë ndaj kunatit të tij me armën e shërbimit të babait të tij i cili është punonjës burgu.

Ndërkohë Polica e Vlorës ka kapur autorin si dhe ka sekuestruar armën e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat