Vlorë/ Mbyllet kopshti nr.5, pesë punonjëse infektohen me koronavirus

Vlora

Vlorë/ Mbyllet kopshti nr.5, pesë punonjëse infektohen me koronavirus

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:37
Kopshti

Pesë punonjëse të kopshtit nr.5 në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Për pasojë, është vendosur që të mbyllet kopshti derisa të mposhtin sëmundjen dhe të jenë gati për tu kthyer në punë.

Ndërkohë, një tjetër punonjëse është në pritje të përgjigjes së tamponin. Në total, në këtë kopsht janë 9 punonjëse.

Kujtojmë se një ditë më parë, në Vlorë u shënua një numër i lartë të infektuarish me koronavirus, 72 persona.

Në total, ky qark ka 1156 raste aktive. Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rezultuan pozitivë 876 qytetarë dhe humbën jetën 7 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat