Viktima në Vlorë i apasionuar pas motorëve Vespa, klubi bën dedikimin prekës

Vlora

Viktima në Vlorë i apasionuar pas motorëve Vespa, klubi bën dedikimin prekës

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 08:45
Klubi

40-vjeçari, Gentian Qarri, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen  e të shtunës, 6 shkurt, në Vlorës ishte i apasionuar pas motorave Vespa.

Klubi i motorëve Vespak i qytetit bregdetar ka bërë një dedikimin prekës në faqen zyrtare të klubit në facebook për një prej antarëve të saj.

“Me hidhërim të thellë lajmërojmë largimin nga jeta e shokut dhe mikut tonë vespist Gentian Qarri ( Gece). Do na mungosh” .

Ngjarja e rëndë u regjistrua në afërsi të bibliotekës në lagjen “28 nëntori” të Vlorës.

Viktima u qëllua me armë zjarri të llojit kallashnikov ndërsa po lëvizte në këmbë, ndërkohë që autorët e kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Në drejtim të Gentian Qarrit është qëlluar me 20 plumba.

Viktima ishte i martuar dhe baba i një vajze të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat