Vlorë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se është vetëvarur

Vlora

Vlorë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se është vetëvarur

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “Pavarsia” në qytetin e Vlorës.

Policia dyshon se është vetëvarur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për të mësuar detaje për rrethanat e ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:10, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi H. A., 72 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat