Vlorë, zjarri në oborrin e banesës djeg furgonin dhe dëmton Pegeotin

Vlora

Vlorë, zjarri në oborrin e banesës djeg furgonin dhe dëmton Pegeotin

Më: 28 mars 2021 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në oborrin e një banesë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Për pasojë, është djegur një mjet tip furgon si dhe është dëmtuar edhe një mjet tip Pegeot.

“Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat