Bie zjarr në një lokal në Vlorë, digjet pjesërisht

Vlora

Bie zjarr në një lokal në Vlorë, digjet pjesërisht

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një lokal në Vlorë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të natës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:10 në lagjen ‘1 Maji’, ku ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal.

“Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat