Zjarrfikësit nuk janë paguar/ Në Vlorë kërkojnë pagat e gatishmërisë

Vlora

Zjarrfikësit nuk janë paguar/ Në Vlorë kërkojnë pagat e gatishmërisë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Zjarrfikësit e Vlorës që në këto çaste po luftojnë me flakët në Karaburun nuk janë paguar prej dy muajsh me pagat e gatishmërisë.

Qe nga data 12 qershor ku është vënë dhe gatishmëria për zjarrfikësit ata duhet të rrinë 6 orë në repart pas turnit.

Ata kanë marrë vetëm 20 orë pune ndërkohë qe kanë 90 orë plus të cilat janë gati 30 mije leke që u duhet paguar nga bashkia. Po ashtu rrobat e zjarrfikëseve, pantallona, bluza, etj etj kanë vite qe nuk i kanë marrë dhe çdo gjë e blejnë me shpenzimet e tyre.

Ndërkohë kreu i bashkisë i ka premtuar se deri ditën e hënë do të bëhet dhe likuidimi duke marrë dhe paratë e prapambetura. Në të kundërt ata do shkojnë në dyert e bashkisë për te kërkuar mundin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat