Zbulohet parcela me kanabis te ‘Uji i ftohtë’, pranga të riut

Vlora

Zbulohet parcela me kanabis te ‘Uji i ftohtë’, pranga të riut

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bënë me dije se në flagrancë u kap 28-vjeçari me inicialet F. H., banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një sipërfaqe toke, në afërsi të banesës së tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ka kultivuar fidanë të dyshuar kannabis sativa.

Ndërkohë, pas hekurave përfundoi dhe shtetasi me inicialet A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 24 vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë në bashkëpunim me Komisariatin Nr.5, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. S., 47 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat