SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës

Vlora

SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:48
Ilustrim

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  është zhvilluar paraditen e sotme në Kadastrën e Vlorës.

Mësohet se SPAK po kërkon informacion për një çështje në hetim, ndërkohë që ka sekuestruar disa dosje. 

Ndërkohë, përveç aksionit të SPAK, në Kadastrën e Vlorës ka patur sërish ndryshime. Mësohet se është larguar Klodian Troci dhe në vendin e tij është emëruar Reinard Meta.

Meta, i cili është emëruar tashmë në krye të Kadastrës së Vlorës, më herët ka qenë në role drejtuese në Kadastrën e Tiranës.

Kujtojmë se brenda një viti janë ndryshuar 10 drejtorë, ndërsa ngërçi me pronat duket se nuk po merr zgjidhje në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat