Moti i keq, Bashkia e Vlorës: Shmangni përdorimin e makinës, rrezikohen përmbytje

Vlora

Moti i keq, Bashkia e Vlorës: Shmangni përdorimin e makinës, rrezikohen përmbytje

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët të shmangin lëvizjet me makinë për shkak të kushteve të motit që do të përfshijnë vendin.

Në njoftimin në faqen e saj zyrtare thuhet se për shkak të shirave të dendur duhet treguar kujdes me vendin e parkimit për shkak se disa zona rrezikojnë përmbytje.

“Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten!

Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat