Në Vlorë reshjet shkaktojnë probleme në shtëpi dhe në rrugë

Vlora

Në Vlorë reshjet shkaktojnë probleme në shtëpi dhe në rrugë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:25
Foto Ilustrim

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut situata në disa prej akseve kryesore rrugore të qytetit është shfaqur tejet problematike.

Disa prej tyre kanë notuar nën ujë duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Situata shfaqet problematike edhe pranë kishës Ortodokse dhe bibliotekës së Vlorës një prej zonave më problematike ndër vite.

Lagja Rilindja mbetet më problematikja nga të gjitha, pasi ka shtëpi që janë prej orësh nën ujë.

Situatë problematike shfaqet edhe në në disa prej lagjeve të thera të qytetit.

Image
Image
Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat