Pamje nga aksioni i zjarrfikëses/ Merr flakë makina në Vlorë, ja dyshimet e para

Vlora

Pamje nga aksioni i zjarrfikëses/ Merr flakë makina në Vlorë, ja dyshimet e para

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përfshirë nga flakët në orën 08:15 min të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘10 Korriku’ të qytetit të Vlorës.

Forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ndërsa nga këqyrja paraprake mendohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, pasi pronari i automjetit kishte harruar dritat ndezur.

Zjarrfikësit bën të mundur fikjen e zjarrit, duke shmangur edhe dëmtimin e automjeteve aty pranë.

Ndërkaq, policia ka nisur menjëherë nga puna dhe kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat