Arrestohet i shumëkërkuari i Vlorës i përfshirë në masakrën me tre të vrarë

Vlora

Arrestohet i shumëkërkuari i Vlorës i përfshirë në masakrën me tre të vrarë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Është arrestuar nga policia e Vlorës i shumëkërkuari për Masakrën e Çles ku mbetën të vrarë 3 persona.

Në pranga ka përfunduar Ani Begaj, i cili po udhëtonte me makinën tip Nisan AA 470 UK, bashkë me një shtetas tjetër kur nuk i ka ndaluar patrullës së policisë në Lungomare.

Më pas policia është vënë në ndjekje të makinës që udhëtonte Begaj.

Në lagjen Pavarësia, Begaj është futur në një rrugicë pa dalje. Aty është rrethuar nga policia dhe është prangosur. Po ashtu janë sekuestruar 2 armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat