“Harta” fundos topografin vlonjat, i mori ryshfet një personi për ta pajisur me dokument zyrtar

Vlora

“Harta” fundos topografin vlonjat, i mori ryshfet një personi për ta pajisur me dokument zyrtar

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka finalizuar operacioni policor i koduar “Harta”, duke vënë në pranga një 52-vjeçar me detyrë topograf.

Sipas bluve të Vlorës, 52-vjeçari ka pajisur një shtetas me dokument zyrtar, në këmbim të ryshfetit

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat