45 minuta në SPAK, gazetari i njohur zbardh detaje nga dëshmia e Dritan Lelit

Vlora

45 minuta në SPAK, gazetari i njohur zbardh detaje nga dëshmia e Dritan Lelit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 10:34
Dritan Leli

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është marrë dje në pyetje nga SPAK për rreth një orë.

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se Leli është paraqitur për disa hetime të SPAK që kanë të bëjnë me një aferë për tjetërsimin e pronave.

Mësohet se BKH ka marrë në pyetje Lelin për llogari të hetimit që po ndjek prokuroria Enkeleida Millonai. Të njëjtat burime nga SPAK bëjnë me dije se ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim.

Leli rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kryebashkiaku Leli qëndroi në SPAK një ditë më parë për afro 45 minuta. Ai nuk mori pjesë në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët në Progradec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat