Të huajt nuk ikin nga Vlora! Plazhet e egra janë të mbushura me pushues perëndimorë

Vlora

Të huajt nuk ikin nga Vlora! Plazhet e egra janë të mbushura me pushues perëndimorë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:14
Katia ka ardhur nga Gjermania bashkë me familjen

Tendenca e turistëve për pushime me Champera bën që, plazhi i Porto Novës në Zvërnec të jetë destinacion pushimesh për turistë të shumtë, kryesisht nga Gjermania. Temperaturat e ngrohta bën që në të zgjedhim Shqipërinë për pushimet e vjeshtës.

Katia ka ardhur nga Gjermania bashkë me familjen dhe thotë se të zgjohesh në mëngjes me diellin dhe detin përballë është një eksperiencë e bukur

“Hera e parë qe ndodhem në Shqipëri dhe preferojmë pushimet me champer pasi shikojmë natyrën bëjmë miq të rinj, njohim njerëz të rinj që kanë këndvështirme të njëjta me ne. Kemi pushuar dhe në vendet malore, por pushimet në vendet bregdetare janë më të ngrohta dhe me njerëz më të ngrohtë”- tha një turiste.

 “Kemi zgjedhur bregun e detit për të pushuar pasi në male temperaturat janë më të ftohta. Po shijojmë Shqipërinë dhe detin që ajo ka, kemi udhëtuar në vende te ndryshme, por këtë vit zgjodhëm Shqipërinë.” tha turistja Sasha nga Gjermania

“Unë dhe burri im kemi dashur te vijmë në Shqipëri para shumë vitesh. Po e shijojmë Shqipërinë dhe bregdetin e mrekullueshëm që keni këtu.”- tha një tjetër turiste.

“Prej një javë jemi ne Porto Novë , ku Polonia në këtë periudhë është e ftohtë krahasuar me Vlorën, kemi ardhur me champer pasi shkojmë ku te duam.”- tha turistja Monika nga Polonia.

“Pushimet kemi vendos ti bëjmë në Shqipëri  dhe me champer pasi kështu mund te shohim pamje të ndryshme çdo ditë. Qëndrimi në hotel është i mërzitshëm. Shqipërinë si destinacion e kam gjetur në një aplikacion për turizimin dhe vlersimet ishin pozitive.”- tha turisti nga Polonia.

Mesa duket sezoni i pushimeve do te vijojë deri në fund  të vjeshtës, pasi dhe temperaturat e larta e favorizojnë një turizëm gjithë vjetor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat