Detajet/ Doli nga makina dhe e qëlluan, si ndodhi plagosja me armë në Vlorë

Vlora

Detajet/ Doli nga makina dhe e qëlluan, si ndodhi plagosja me armë në Vlorë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 20:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë.  Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur 19-vjeçari Sebastian Jallaj.

Paraprakisht mësohet së bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes dy të rinjve. 19-vjeçari Jallaj ka ardhur në Llakatund me një automjet tip “Benz” dhe sapo ka dalë nga makina ka nisur të konfliktohet me autorin.

Më pas, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Jallajn në këmbë dhe më pas është larguar. Mendohet se bëhet fjalë për një bashkëmoshatar të të plagosurit ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur për arsye banale.

Ndërkohë, krimet e rënda në zonë po kontrollojnë zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat