'Kemi hyrë në zonën me risk', bashkia lëshon njoftimin emergjent për qytetarët: Mos e bëni këtë gjë

Vlora

'Kemi hyrë në zonën me risk', bashkia lëshon njoftimin emergjent për qytetarët: Mos e bëni këtë gjë

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:24
Pamje nga Vlora

Si rrjedhojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, bashkia e Vlorës ka bërë një njoftim ku u kërkohet qytetarëve që të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë të njohura si: Albano&Romina", Biblioteka Publike, në "Skelë" te dykalimshi, etj.

“Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë dites .

Ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë, në veçanti te "Albano&Romina", Biblioteka Publike, në "Skelë" te dykalimshi, etj.

Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”-thuhet në njoftimin e bashkisë Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat