Tapë në timon, shoferi shkakton aksident në Vlorë, përplaset me dy makina dhe rrëzon pemën

Vlora

Tapë në timon, shoferi shkakton aksident në Vlorë, përplaset me dy makina dhe rrëzon pemën

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Çole në Vlorë.

Sipas burimeve drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, ka dalë nga rruga dhe ka goditur dy automjete të tjera.

Më pas ka përfunduar duke goditur një pemë, e cila është rrëzuar.

Shoferi është shoqëruar në komisariatin e Vlorës dhe është konstatuar në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat