Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen

Vlora

Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:35
Moisi Habilaj

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kthen për rigjykim çështjen ndaj 4 të pandehurve të grupit “Habilaj”, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” rigjykimi do të bëhet me një tjetër trupe gjykuese. Vendimi u mor nga gjyqtarët Fuat Vjerdhja, (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare).

Dy vite më parë, GJKKO dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Tre anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj u dënuan me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Ky grup akuzohet për posedimin dhe trafikun e 4 ton kanabis në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj, Fatmir Minaj, kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Moisi Habilaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Moisi Habilaj me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Moisi Habilaj fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nezar Seiti, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nezar Seiti, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Nezar Seiti me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit Nezar Seiti me 9 (nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Nezar Seiti fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

3. Deklarimin fajtor te te pandehurit Meridian Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Meridian Sulaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Meridian Sulaj me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit Meridian Sulaj me 9 (nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Meridian Sulaj fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Minaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatmir Minaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Fatmir Minaj me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit Fatmir Minaj me 9 (nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Fatmir Minaj fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

5. Shpenzimet procedurale t’u lihen ne ngarkim te pandehurve Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj, Fatmir Minaj”.
Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Prishjen e vendimit nr.39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat