Ndezën zjarr në fshatrat Panaja dhe Mifol të Vlorës, në pranga njëri prej tyre

Vlora

Ndezën zjarr në fshatrat Panaja dhe Mifol të Vlorës, në pranga njëri prej tyre

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Vihet në pranga një nga shtetasit që ndezi zjarr nga përhapja e të cilit u dogjë një sipërfaqe toke dhe u dëmtua ambienti i jashtëm i një lokali, në fshatin Panaja.

Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër që ndezi zjarrin në fshatin Mifol, nga përhapja e të cilit u dogj një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

-M. B., 56 vjeç, pasi ka ndezur zjarr në fshatin Panaja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe ambienti i jashtëm i një lokali.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:

-G. N., 69 vjeç, pasi ka ndezur zjarr, në pyllin e fshatin Mifol, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat