Flakë në godinën e Bashkisë së Vorës / Zjarri vihet nën kontroll, ja cili dyshohet të ketë qenë shkaku

Vlora

Flakë në godinën e Bashkisë së Vorës / Zjarri vihet nën kontroll, ja cili dyshohet të ketë qenë shkaku

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një shkëndijë elektrike në paketën e matësve dyshohet të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit brenda godinës së Bashkisë së Vorës.

Në çastin e rënies së zjarrit kanë qenë brenda godinës edhe disa nëpunës të Bashkisë Vorë, të cilët mësohet se kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikse.

Burimet bëjnë me dije se zjarri është nën kontroll.

Po ashtu shërbimet e Komisariatit Nr. 7 po kryejnë procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Gjithashtu, kujtojmë se Bashkia Vorë që prej rënies së tërmetit në vitin 2019 i ka zhvendosur zyrat në këtë godinë provizore, për shkak se objekti tjetër pësoi dëme të konsiderueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat