Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset rëndë një person

Vlora

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset rëndë një person

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 23:39
Fotoilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, incidenti ka ndodhur në fshatin Sevaster.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit, ndërsa ende nuk ka detaje mbi autorët apo motivet e mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat