Europa “zbarkon” në Vlorë / Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

Vlora

Europa “zbarkon” në Vlorë / Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 14:59
Fotoilustrim

Pushues vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Vlorën për pushimet e tyre verore. Në mesin e korrikut numri i turistëve është rritur ndjeshëm.

Shumë prej tyre kanë ardhur nga Europa. Deti është ai që i tërheq.

Gjithashtu shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë kthyer për të pushuar pranë familjarëve.

Harta e turistëve që frekuentojnë Vlorën këtë vit është zgjeruar, ndërsa vizitorët nga Anglia dhe Suedia janë shtuar.

Ky qytet për ta është një nga destinacionet ideale për të kaluar pushimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat