Policia kufitare aksion për kontrollin e mjeteve lundruese

Vlora

Policia kufitare aksion për kontrollin e mjeteve lundruese

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 14:36
Policia kufitare

Policia kufitare e Vlorës, ka nisur një aksion për kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese. Aksioni vjen një ditë pas aksidentit në Himarë, ku humbi jetën një turist i huaj.

Por gjatë kontrollit ka pasur kundërshtime nga operatorët turistik, pasi në bord të këtyre mjeteve ndodhen shumë turistë. Policia e Vlorës sqaron se këto kontrolle janë rutinë nga policia kufitare dhe bëhen thjesht për procedurë. “Nëse do ketë probleme apo nëse do konstatohen paligjshmëri do t’ju behet me dije në vijim ose në ditët më pas” informon policia.

Dje një turist rus humbi jetën pasi i kaloi sipër një skaf, ndërsa ai notonte 50 metra larg bregut. Policia për ngjarjen bëri përgjegjës autoritetet vendore pasi nuk kanë marrë masa ndaj mjeteve ujore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat