Bum investimesh nga qeveria gjermane, 12 milionë euro në Vlorë

Vlora

Bum investimesh nga qeveria gjermane, 12 milionë euro në Vlorë

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 18:55
ilustrim

Qeveria Gjermane pritet të investojë në Vlorë 12 milionë euro.

Shuma e akorduar do të shërbejë për ndërtimin e një landfilli të ri, i cili mendohet të ketë një kapacitet përpunues prej 350 mijë tonë mbetjesh.

Ky investim parashikohet  të zgjidhur përfundimisht problemin e trajtimit të plehrave në zonën turistike.

Qeveria gjermane e ka akorduar në formën e një huaje vlerën e 12 milionë eurove, si dhe 2 fonde të tjera në formë granti në vlerat e 7.5 dhe 1.3 milionë euro.
“20.8 milionë euro janë për ndërtimin e të gjithë infrastrukturës, që nga mbledhja e ndarja e mbetjeve në burim, transportim dhe trajtim në landfill i mbetjeve” shprehet Isa Memia, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Mendohet që landfilli  të ndërtohet në zonën e Shërrishtës dhe  të sigurojë lëndën e parë për industrinë e riciklimit.

Ndërkohë më herët është njoftuar se ndaj çdo familjeje në Vlorë do të vendoset një taksë prej 7 mijlekësh të vjetra në vit për landfillin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat