Prej 12 ditësh mungon trageti i linjës Vlorë-Brindisi

Vlora

Prej 12 ditësh mungon trageti i linjës Vlorë-Brindisi

Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:13
Ilustrim

Në Vlorë, prej 12 ditësh mungon shërbimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindizi për shkak të një defekti në motor.

Pavarësisht kontratës që detyron kompaninë të operojë me traget zëvendësues, nuk ka ende një zgjidhje. Aktualisht ne pritje ndodhen dhjetëra kamionë eksporti te kompanive të ndryshme që përballen prej ditësh më këtë ngërç në portin e Vlorës,

Sipas shefit te përpunimit, Festim Skëndaj, ne Portin e Vlorës, situata është problematike, ajo vjen si pasoje e monopolizimit të kësaj linje. Në Vlore operon aktualisht vetëm një agjenci transporti detar.

Skëndaj: Është situatë jashtë normales. Kompania po bën të gjitha përpjekjet për të riparuar defektin. Tragetin tjetër e kishin futur në kantier të planifikuar për të përballuar sezonin e verës.

Aktualisht fatura financiare me te cilën përballet kompania kap shifrën e 2 mijë euro, ndërsa sipas njoftimeve paraprake trageti pritet t’i rikthehet itinerarit ditën e enjte. Por ndërkohë, transporti i udhëtareve, autobusëve dhe mallrave drejt shtetit fqinj mbetet i bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat