Vlorë, humb jetën pas lindjes natyrale një 35-vjeçare

Vlora

Vlorë, humb jetën pas lindjes natyrale një 35-vjeçare

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 21:10
Spitali rajonal në Vlorë

Një shtetase 35-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjteje në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë të një komplikacioni mjekësor.

Nga raportimi i policisë së Vlorës mësohet se shtetësja A.B., banuese në Vranisht, kishte kryer lindje natyrale në sallën e Reanimacionit, por më pas ka humbur jetën.

Pas njoftimit të policisë nga ana e bluzave të bardha, në spital shkoi një grup hetimor që po punon për mësimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat