Ish-drejtori i Vlorës me tre numra, zbulohen bisedat me Habilajt dhe shoferin e Tahirit - Bota Sot
Ish-drejtori i Vlorës me tre numra, zbulohen bisedat me Habilajt dhe shoferin e Tahirit

Vlora

E mërkurë, 17 tetor 2018

Ish-drejtori i Vlorës me tre numra, zbulohen bisedat me Habilajt dhe shoferin e Tahirit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:24
Ish-drejtori i Vlorës

Kërkesa e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës për moszgjatje të hetimeve u rrëzua nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Por, ndërsa ish-zyrtari i policisë është në arrati, së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, cilat janë dyshimet ndaj tyre?

Top Channel disponon dosjen e Prokurorisë, ku përmenden aktekspertimet ndaj disa aparateve telefonike, si dhe përgjimet ndaj trafikantëve të përcjella me letërporosi nga pala italiane.

Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016-s.

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.

Ish-drejtori i policisë, – thotë Prokuroria, – ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish-ministrit të Brendshëm.

Transkriptimet e komunikimeve telefonike, të përcjella me letërporosi nga italianët, hedhin dyshime për përfshirjen e 3 zyrtarëve të policisë, – thuhet në dosje. – Ndërsa efektivë të tjerë të policisë nën hetim i japin informacion Taulant Haxhirajt.

Zyrtari i policisë Gjergji Kohila dhe kunati i tij, Renaldo Avdulaj, përmenden vetëm me gërmën e parë të emrit nga trafikantët, ndërkohë që nga ekspertiza e kryer në telefonat e të arrestuarve në Itali, të përgjuarit janë të regjistruar me emra të ndryshuar, si Fiati, Adidasi, Xheku, Aliej dhe Agushi.

Më 16 prill të vitit 2016, Haxhiraj – me pseudonimin Agushi, – njofton se mori garanci nga shteti për të mbjellë hashash në fshatin Kuç të Vlorës.

Aliej: Andej, me garanci ta morën përsipër vëlla?

Agushi: Po, ma morën vëlla.

Aliej: Apo në ajër?

Agushi: Po s’ka garanci të saktë fare. Më thanë kaq pak do të mbroj? Shteti më jep garanci të plotë në Kuç, por s’kam njeri atje unë. Atje e ka vëllai të sigurtë me drejtorin.

Aliej: Po ata që të dalin garant, sa të kërkojnë?

Agushi: 30 për qind.

Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë?

Agushi: Gjëra, ça (çfarë) lekësh.

Por nga ana tjetër, ustai – thotë Prokuroria, – shfaqet i shqetësuar për transferimin e zyrtarit të policisë, Gjergj Kohila, me detyrë në Shkodër. Në një bisedë të zhvilluar në datat 22 dhe 23 shtator 2016, mes Haxhirajt dhe “Fiatit”, që dyshohet se është Gjergj Kohila, ky i fundit e njofton për hetimin ndaj grupit.

Fiati: Bëj kujdes! Nga nesër do të kesh grupe nga pas.

Agushi: Pse vëlla, ç’po bëj unë? U kam thënë stop të gjithave.

Fiati: Shko thuaju edhe çunave atje sipër.

Prokuroria ka marrë ndërkohë edhe strukturën e Policisë së Vlorës, për të evidentuar nëse ka të dyshuar të tjerë që mund të kenë qenë të implikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test