Gjendet një varkë e braktisur në Zvërnec, porositë e fundit të peshkatarit

Vlora

Gjendet një varkë e braktisur në Zvërnec, porositë e fundit të peshkatarit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:24
Foto letra e peshkatarit

Një varkë e braktisur është gjetur pak minuta më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ndërsa të forta janë dyshimet se personat që udhëtonin me të mund të jenë mbytur.

Ndonëse ende nuk dihet kush janë peshkatarët, policia ka mundur të gjejë një letër që përforcon dyshimet.

Në letrën e siguruar nga “BalkanWeb” një person që quhet Landi lajmëron se po mbytet, bashkë me të tjerë, ndërsa i lë amanet nënës fëmijët e i tregon vendin ku ka fshehur kursimet.
“Unë jam Landi, po mbytemi. Nuk kam më kohë. Nënë Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni tek pllakat e fundit të banjos”,- shkruhet në letër.

Policia e Vlorës ka nisur menjëherë kërkimet, ndërsa nuk dihet ende asgjë më shumë për ngjarjen në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat