2 vlonjatë zhduken pa lënë gjurmë, prindërit apelojnë për ndihmë! - Bota Sot
2 vlonjatë zhduken pa lënë gjurmë, prindërit apelojnë për ndihmë!

Vlora

E enjte, 15 nëntor 2018

2 vlonjatë zhduken pa lënë gjurmë, prindërit apelojnë për ndihmë!

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:43
Policia shqiptare

2 të rinj nga Vlora janë deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre, prej më shumë se 2 muajsh, dhe ende sot nuk dihet fati i tyre. Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe janë larguar nga banesat, në muajt qershor dhe korrik, dhe që atëherë nuk janë kthyer më. I pari është larguar nga banesa Albano Xhaferri, ndërsa në 18 korrik edhe Elvis Troqe.

Policia thotë se që prej denoncimit të familjareve po punon me intensitet për gjetjen e tyre. Lajmi për zhdukjen e të rinjve nuk është bërë publik në media, pasi vetë prindërit e të rinjve deri me sot nuk kanë marre asnjë kontakt me median për ta denoncuar.

Më 3 shtator ish-kryeministri Berisha postoi një mesazh të atij që quante “prindi digital”, ku denoncohej humbja e djalit.

“Doktor përshëndetje jam një prind qe me ka humbur djali në Vlorë, ka dy muaj e kanë marrë. Bej denoncim në Vlorë, policia e Vlorës nuk vepron, vetëm ju mund te me ndihmoni. E di shumë mirë kush ma ka marrë djalin dhe nuk po behet asgjë”-shkruante prindi i njërit prej të zhdukurve duke kërkuar të mbetet anonim.

Prindërit e te rinjve kane shkuar disa herë në polici, ku kane përsëritur apelin që të intensifikohen kërkimet për djemtë e tyre. Ndërkohë, policia po vijon punën për gjetjen e te rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test