Gjakova bart Flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse në Minsk 2019

Xhudo

Gjakova bart Flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse në Minsk 2019

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:14
Gjakova bart Flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse në Minsk 2019

Xhudisti Akil Gjakova do të bartë Flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave të dyta Evropiane Minsk 2019.

Ceremonia hapëse mbahet më 21 qershor në stadiumin e Minskut, prej orës 21:00 me kohën tonë.

Vendimi për Gjakovën u mor, pasi tri xhudistet tjera, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, do të mungojnë në ceremoni shkaku i shortit që hedhet të premten mbrëma dhe garave që i zhvillojnë të shtunën në mëngjes.

Akil Gjakova është sportisti më i suksesshëm i Kosovës për vitin 2018 i zgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Vitin e kaluar u bë kampion i Evropës për U23, ndërsa medalja e artë e fituar në Grand Slamin e Parisit vitin e kaluar, mbetet një nga sukseset më të mëdha të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat