Vazhdon sot dita e dytë në “Grand Slam” të xhudos

Xhudo

Vazhdon sot dita e dytë në “Grand Slam” të xhudos

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 12:07
Akil Gjakova

Pas Distria Kransiqit, sot në “Grand Slam” të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë do të garojnë edhe Akil Gjakova në kategorinë prej -73 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë prej -63 kilogramësh.

Laura Fazliu hyn në ndeshje me pak stres sepse po kërkon të mbledhë sa më shumë pikë për të fituar normën Olimpike ku do të përballet me përfaqësuesen e Sërbisë, Anja Obradoviq.

Ndërkaq Akili ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020 dhe do të përballet në raundin e dytë me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli pasi që raundin e parë e kalon pa luftë.

Ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat